Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, EURO2024.
Në mesin e lojtarëve të ftuar në listën preliminare ishte edhe sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku.
Daku pas ftesës ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruajtur: Besa-besë.
Poashtu në prapavijë shihet edhe një fotografi ku shkruhet: “Jam djalë nga Kosova, më ka thirr atdheu”.