Drejtoresha financiare e klinikës së toksikologjisë Besija Iljazi deklaroi se një problematik e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 26 Prill në Toksikologji është zgjidhur pa probleme. Ajo pohon se çështje të tilla kanë ndodhur në disa raste.
“Në orët e para të mëngjesit të datës 26 prill 2024, në klinikën e Toksikologjisë ka ndodhur përmbytje e shkaktuar nga prishja e radiatorit në zyrën e katit të dytë. Kjo nuk është e vetmja përmbytje që ka ndodhur në klinikë, vërshime nga radiatorët e prishur kanë ndodhur edhe vitet e kaluara. Nuk janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Klinikë. Në zyrën ku shpërtheu radiatori vetëm parketi është i dëmtuar. Nuk ka te dëmtuar pajisje mjekësore dhe aparate”.