Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të fundit në Camp Nou.
Xavi kishte lajmëruar largimin në fund të edicionit, por tashmë ka ndryshuar mendje duke konfirmuar qëndrimin.
I lumtur më këtë vendim dhe marrëveshje është i pari i Barcelonës, Laporta, i cili ka vlerësuar lartë Xavin në konferencën për shtyp.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ka një projekt. Është një lajm i mirë për Barçën. Stabiliteti është një vlerë e rëndësishme në projektet që janë të suksesshme, për mua është një maksimum”, ka thënë fillimisht Laporta.
“Xavi është një tifoz i pamohueshëm i Barcelonës. Ka qenë një situatë komplekse, por ne kemi një trajner që mendon gjithmonë për më të mirën për klubin, kështu që është një lajm i madh”.
“Është një ekip që përzien rininë dhe përvojën, dhe klubi ka nevojë për këtë. Ata kanë nevojë për një referencë si Xavi në dhomat e zhveshjes. Ka pasur unanimitet në Bordin e Drejtorëve që ai të vazhdojë”.
“Bordi i Drejtorëve dhe tifozët e Barcelonës kanë besim të plotë te Xavi. Ruajtja e stabilitetit të një projekti është e mirë. Filloi praktikisht vitin e kaluar dhe tashmë kemi fituar një Ligë dhe një Superkupë të Spanjës. Liga ishte historike, në një kohë me vështirësi maksimale”.
“Liga është praktikisht e pamundur të fitohet, për shkak të pikëve dhe gjithashtu për shkak të disa vendimeve në disa ndeshje. Tifozët e Barcelonës besojnë te Barça dhe besojnë se ky projekt ia vlen. Për klubin është krenari të ketë një trajner të cilësia njerëzore dhe njohuritë e Xavit”, përfundoi presidenti i Barcelonës.