Falë suksesit 3-0 ndaj Holandës, kombëtarja e Spanjës, në konkurencën e femrave, arriti një objektiv të dyfishtë. Në fakt, kampionet e botës në fuqi, jo vetëm që janë kualifikuar në finalen e Ligës së Kombeve për femra, ku do të sfidojnë Francën për titullin të mërkurën, por kanë siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike të ardhshme në “Paris 2024”. Kjo është për herë të parë në historinë e Spanjës së femrave që merr pjesë në Olimpiadë.
Kështu Spanja i bashkohet vet Francës, vendit organizator, si dhe Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për Amerikën Veri-Qendrore, Brazilit dhe Kolumbisë për Amerikën e Jugut dhe Zelandës së Re për Oqeaninë.
Listën e të kualifikuarave do ta kompletojnë përfaqësuesja e Azisë, që do të mësohet më 28 shkurt, skuadra e tretë europiane (që do të dalë nga finalja për vendin e tretë të ËNL mes Anglisë dhe Gjermanisë) dhe në fund dy skuadrat që do të fitojnë play-off-in nga Afrika dhe Amerika e Jugut, që do të zbulohen në fillim të prillit.