Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit gjerman.
Gjurmë në këtë takim la edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka i cili me një gol të jashtëzakonshëm i dha epërsinë Leverkusenit.
Po zhvillohej minuta e tretë e takimit kur Xhaka shfrytëzoi një top të kthyer nga mbrojtja kundërshtare duke shënuar një gol i cili e la ‘të fjetur’ portierin kundërshtar.
Për këtë gol dhe performancën e tij në përgjithësi, Xhaka u vlerësua me notën 8.0 nga SofaScore.Xhaka përveç golit, pati edhe dy pasime kyçe, katër duele të fituara dhe dy faulla të shkaktuar ndaj tij.Vlen të theksohet edhe saktësia e lartë në pasime, pasi Xhaka kompletoi plotë 102 pasime me një saktësi jashtëzakonisht të madhe prej 92 për qind.31-vjeçari do të shpresojë të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në javën e ardhshme kur Leverkuseni do të jetë mysafir i Kolnit.