Victor Angelescu, aksionar te skuadra rumune, Rapid Buchurest, në një intervistë për “Sport Total FM”, e ka konfirmuar se ka interesim në yllin kosovar, Albion Rrahmani.
Rrahmani është golashënuesi më i miri i Rapidit, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, raporton KosovaPress.
Këtë gjë e konfirmoi vetë aksionari i Rapidit, Angelescu, i cili tha se agjentë dhe skautë nga klube të ndryshme janë duke e monitoruar Rrahmanin.
“Ka interesim edhe në lojtarë të tjerë, jo vetëm në Rrahmanin. Do ta shohim. Momentalisht ne nuk jemi në bisedime të avancuara me askënd sepse merkato dimërore është mbyllur”, tha Angelescu.