Milani prej disa kohësh kërkon alternativa për të përmirësuar skuadrën e tyre për sezonin e ri.
Rossonerët janë duke ndjekur nga afër Sebastian Szymanski, një futbollist polak që luan për Fenerbahcen, i cili mund të ketë një mundësi të shkëlqyer në karrierën e tij në skuadrën e San Siros.
Shifrat e Szymanskit gjatë gjysmës së parë të sezonit janë të dukshme: ai ka shënuar 12 gola dhe 14 asistime në 39 ndeshje këtë sezon, duke arritur të tërheqë vëmendjen e disa skuadrave evropiane të nivelit të lartë me këto paraqitje të shkëlqyera individuale.
Milani e sheh lojtarin polak si një vlerë të shtuar në skuadër dhe synojnë ta transferojnë atë për edicionin 2024/25.
Madje, nga bordi i klubit italian duan që Szymanski të jetë transferimi i tyre i parë për verën e këtij viti.
Milani e di se nuk do të jetë një garë e lehtë për shërbimet e tij, por që duan të shkojnë me të gjitha forcat për ta siguruar atë para se të përfundojë ky sezon.