Memedali Jusufi
Pasioni , empatia , respekti, intuita , vete-dija,kreativiteti jane tipare nga te cilat njerzit e ndjeshem marrin forcen per ta bere boten nje vend me te mire per te jetuar.
Ka film qe është pothuajse i pa zë por bërtet me heshtjen e tij ,kur era solli emrin tend ,nje peme e mbushur plote me gjethe ne vjeshte, mua mu rriten dallget ne zemer, cmimi i marezise shkete ne filozofi dhe vete filozofia behet e re dhe kap muziken e cmendur te kenaqesise , veshe, rroben e njollosur me vere dhe gjerdanin e Jaseminit, vallzon si nje Zane mbi kodrat e jetes dhe tallet me vete djallin qe eshte i mberzitur…Osho thote se me keto fjale behet nje grishje e madhe :
Grishja e madhe është një përkushtim për ata që janë të gatshëm të rrezikojnë dhe të heqin dorë prej traditave, dijeve, filozofive, dëshirave, frikës, dyshimeve, kufizimeve, ndarjeve në të “mirë” dhe “keq”, mendja dhe trupi, dashuria dhe armiqësia e vetes dhe e zotit…Asnjë re nuk shihet në qiell, dhe bie një rrebesh i vertetë, derdhet nektar, sepse nektari është vetë natyra e ekzistencës. “Mendjen e pushton një gëzim i pafund” – dhe ti vallezon, i pushtuar nga gëzimi, sepse nuk ka mbetur asnjë lloj dëshpërimi. Dëshpërimi ekziston në verbërinë tënde. Dëshpërimi ekziston brenda egos tënde, brenda panatyrshmërisë tënde. Kjo gjë kalon. Duke parë kudo përreth mirënjohjen, të vërtetën, ti vallëzon, i pushtuar prej gëzimit të pafund… …rrebesh në qiell të pastër…..Shumë prej gjërave të kësaj bote, duke përfshirë mbretërira, perandori, totalitarizmat, fetë, janë zbuluar dhe hedhur pas shpine. Për një gjë jam mëse i qarte; totalitarizmat prodhojnë frikë dhe shtrydhje, ndërsa liberalizmi i tepruar, shpesh, në vend se të krijojë demokraci e mirëkuptim, mbjell perversione e dhunë.Nuk e dimë se në ç’ ane të barrikadës duhet të jemi. Edhe shkenca nuk na rezulton ndonjë ndihmë e madhe, perveç të mirave që ajo na sjell, na hedh edhe ne të këqijat e saj, na dhuron konfuzion e dyshim.
Media promovon shkencen si formen e kerkimit te “se vertetes”dhe shpesh percon idete te cilat nuk jane te “provuara”.Sikur filozofi te tille te shkences qe nga Platoni e deri te Uajthed kane nxjerre ne pah, shkenca nuk eshte ne asnje menyre nje kerkim per te verteten por eshte vetem krijimi i mjeteve per te interpretuar boten tone permes nje perspektive te caktuar. E vertete eshte se shkenca eshte vetem nje dege e filozofise. Ajshtajni dhe te tjeret kane provuar se parimet mbi te cilat u krijua shkenca empirike ishin dhe jane aktualishte te pavlefshme. Shkenca e bazuar ne empirizem , objektivitet dhe reduksionizem , nuk do ti conte njerzit drehte lirise. Edhe duke mare kete ne konsiderate problemet konceptuale , shkenca mund ti hap rugen teknologjise ajo qe eshte komponenta e fuqishem e civilizimit qe e jetojme.