Gazetari Leonard Kerquku, ka thënë se dikush është në siklet të madh, pas vrasjes makabre të Liridona Ademajt.Ai ka kërkuar nga institucionet vendore, që të kenë kujdes dhe vëmendje maksimale në këtë rast.
“Institucionet e Kosovës duhet me pas kujdes dhe vëmendje maksimale në rastin e vrasjes makabre të Liridonës.
Aktualisht, ka shenja që tregojnë se dikush është në siklet të madh…Kriminelët duhet të kenë gjykim të drejtë dhe dënim meritor.
Shteti dhe shoqëria duhet mi bo sytë katër në këtë fazë kur mblidhen dhe administrohen provat”, ka shkruar Kerquku në një postim në Facebook.
Mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja tmerruese, ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj. Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla (pjesëtar i FSK-së) dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.
Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.
Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.