Ushtria izraelite njoftoi se edhe 2 ushtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një njoftim ushtria bëri të ditur se 2 ushtarë rezervë janë vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës.
Me këtë, numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në sulmet tokësore në Rripin e Gazës u rrit në 91 ndërsa numri i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor u rrit në 418.