Opinion nga Servet Ajdini
Maqedonia e Veriut gjendet para zgjedhjeve parlamentare ndërsa partitë politike shqiptare veç më kanë filluar t’i fërkojnë hesapet e tyre politike. Përpos paqartësive të koalicionit zgjedhor që po mbizotërojnë me Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit, situatë më alarmante dhe me probleme tejet serioze po përjeton edhe partia e Ali Ahmetit – BDI. Situata e mbrendshme e ngjarjeve në Bashkësinë Fetare Islame janë kryekëput orekstrim i trillimeve të intrigave të BFI-së kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së.
Kryetari i partisë shqiptare në pushtet me dirigjime dhe diktate politike po kontrollon BFI-në me kryetar Shaqir Fetahu apo po ndodh e kundërta që Fetahu përmes LSDM-së po e fundos Ahmetin. Nëse bëhet një analizë e theksuar se çfarë i ndodhi politikisht BDI-së me diktate për të kontrolluar BFI-në me Shaqir Fetahun nga Gostivari, rezultati politik ishte fatal për Ali Ahmetin – pra menjëherë pas emërimit të Fetahut në krye të BFI-së, Ali Ahmeti humbi Gostivarin, edhe atë me rezultat fatal 3 me 1 nga Arben Taravari. Kjo ndodhi falë intrigave misionare të Fetahut përmes politikanëve maqedonas.
Dje, me vendim dhe diktate politike, përmes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, iu ka bërë presion reisit Shaqir Fetahut, që të jep urdhër për shkarkimin e menjëhershëm të myftiut të Tetovës, Qani Nesimi, ndërsa në vend të tij të emëron Selver Xhemailin, vëllau i të cilit është anëtar i Lëvizjes Besa dhe i afërt me klikën e Besës në Tetovë. Kjo situatë e intrigave vetvrasëse të Fetahut kundër Ali Ahmetit, do jetë fundosje politike, sa që BDI do shkon në opozitë. Pas fiaskos politike të BDI-së në Gostivar, në zgjedhjet e ardhmshme Ali Ahmeti për së 3-ti herë do e humb edhe Tetovën përmes ndikimit të Selver Xhemailit në Lëvizjen Besa përmes Adnan Azizit, ndërkaq sa i përket myftiut të Shkupit, Qenan Ismaili, gjithë e dijnë se ky i fundit është nën kontrollën e kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti. Pra, kurthet dhe intrigat e mirëkurdisura të Shaqir Fetahut nën ndikim të Talat Xhaferit dhe politikanëve maqedonas, do të jetë fundi epik i Ahmetit në politikë. Pra, fati politik i Ali Ahmetit është në duartë e tij, sa më afër që e mban Fetahun afër, aq më shpejt do shkon në opozitë – thënë ndryshe, Fetahu në Gostivar, Xhemaili në Tetovë dhe Ismaili në Shkup, do japin rezultate fatale për BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Kaosi i krijuar në BFI do i jep shuplakën më të madhe politike BDi-së dhe Ali Ahmetit, mbase në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas gjitha gjasave reale matematikore, BDI shkon në opozitë duke humbur terren politikë – në zonat zgjedhore 1, 2 dhe 6./Shqipmedia.