15 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u vranë në betejë me njësitet e organizatës terroriste Hamas në veri të Rripit të Gazës, transmeton Gazeta Metro.
Në operacioni ‘Shpatat e Hekurta’ i ushtrisë Izraelite që ka hyrë në ditën e 26 të veprimit kanë njoftuar se janë vrarë 15 ushtarë në betejë.
Betejë e ashpër po zhvillohet në veri të Rripit të Gazës me njësitet e terroristëve të Hamas dhe Xhihadit Islamik Palestinez. Izraeli ka konfirmuar se në luftime janë vrarë dje dhe sot 11 ushtarë izraelitë.
Forcat ajrore izraelite kanë goditur për të dytën ditë rresht Jabaliya në Gaza, bastion i Hamas.
Raporte për luftime me terroristët ka edhe në jug të Rripit të Gazës, në qytezën Tal Al-Hawa,
Me 7 tetor organizatat terroriste palestineze Hamas, Xhihadi Islamik i Palestinës kryen inkursion të befasishëm në jug të Izraelit, duke sulmuar njëkohësisht me raketa vendbanimet civile ku kanë masakruar mbi 1400 izraelitë civilë. Rreth 240 civilë janë zënë pengje nga Hamas. 4 janë liruar nga terroristët vetë, ndërsa një është shpëtuar nga forcat izraelite./gazetametro.net


