Situata në Gaza sa vjen dhe bëhet më e tensionuar me bombardimet e shtuara nga ana e Izraelit në orët e fundit në gjithë Rripin e Gazës, por mbi të gjitha me zgjerimin e një inkursioni tokësor të paralajmëruar, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të para nga media Al Jazeera, trupat e Forcave Mbrojtëse të Izraelit kanë depërtuar nga dy pika, në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës dhe Burejj në qendër ku beteja thuhet të jetë e ashpër.
Nga raportimi i korrespodentit të FOX news amerikan në kufirin me Gaza raportohet se në mbrëmje ka pasur bombardime të rënda nga izraelitët para se të niste inkursioni me tanke.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë sulmuar sot intensivisht nga ajri, deti dhe toka. Nuk bëhet e qartë nëse ka nisur invadimi por tanket izraelite janë rreshtuar brenda territorit të Gazës.
Sipas raporteve negociatat për lirmin e pengjeve në Katar kanë ngecur./gazetametro.net


