Po vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit, Sipas informacioneve të para, disa persona me rroba civile tashmë janë dorëzuar te zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Informacionet e para bëjnë të ditur se një veturë e tipit xhip me ngjyrë ushtarake dhe 2 motorra me 4 rrota kanë rënë në duart e Policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se një sulmues i plagosur që u kap nga Policia është lutur që t’i shpëtohet jeta derisa ka deklaruar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.