Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili kishte urdhër arrest ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.
“Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Kosovë
Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.