Ushtria e Ukrainës ka nisur sulmet ndaj forcave ruse në rajonin kyç jugor të Zaporizhia-s, thonë zyrtarët rusë dhe blogerët ushtarakë. Ata thonë se trupat ukrainase, të pajisur me tanke, artileri dhe dronë, po përpiqen të avancojnë në jug të qytetit të Orikhiv për dytën natë radhazi.
Një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes deklaroi se forcat kundërshtare ishin në “mbrojtje aktive”.
Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur i Ukrainës do të jetë Zaporizhia. Ata argumentojnë se Kievi po përpiqet të rifitojë qasjen në Detin Azov, duke i ndarë forcat pushtuese ruse në rajon në dy grupime të shkëputura.
Kjo jo vetëm që do të dobësonte aftësinë luftarake të Rusisë, por gjithashtu do të eliminonte një urë tokësore për në Krime, gadishulli jugor i aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.
Ukraina ka planifikuar një kundërofensivë për muaj të tërë, por ka dashur shumë kohë të trajnojë trupat dhe të marrë pajisje të avancuara ushtarake nga aleatët perëndimorë.
Qeveria nuk ka dhënë shumë detaje për planet e saj, por forcat e saj tani po hetojnë pozicionet ruse në disa pika përgjatë vijës së frontit, duke kërkuar shenja dobësie.
Ukraina thuhet se është duke sulmuar në Bakhmut sipas pretendimeve të Kievit, ndonëse Rusia pati thënë se e kishte marrë të gjithë qytetin nën kontroll.
Sipas një zëdhënësi të komandës ushtarake lindore të Ukrainës, kjo e fundit ka kryer sulme për disa ditë duke avancuar 1.2 kilometra, transmeton Telegrafi.
Moska përdori grupin e saj mercenar Wagner për të uzurpuar pothuajse të gjithë qytetin lindor, por që atëherë iu ka dorëzuar pozicionet një grupi të ri forcash për të mbajtur kontrollin.
vehicles. Many of them were not catastrophic kills, which means the crew/dismounts likely survived. 2/ pic.twitter.com/ggKzdi21Lm
— Rob Lee (@RALee85) June 9, 2023