Tregjet nisën të ndryshojnë çmimet e disa prej produkteve ushqimore bazë. Pas bukës, e cila vetëm para disa muajsh ishte dhjetë denarë më e shtrenjtë, radha është më lirë të bëhen edhe makaronat, ndërsa thuhet se kjo do të ndodhë edhe me vajin e ullirit dhe produktet e qumështit.
Deri në fund të javës do të dihet saktësisht se sa do të jetë ulja e çmimit të spagetit dhe makaronave, por siç kanë theksuar autoritetet, ato do të shiten të paktën 10% më lirë. Ministria e Ekonomisë paraprakisht njoftoi se ulja do të jetë edhe më e madhe, duke pasur parasysh se ka çmime të makaronave të caktuara të cilat aktualisht shiten për 51 denarë, ndërsa presin që tash e tutje të shiten jo më shumë se 44 denarë.
Kjo vjen pas qëndrimit të Qeverisë për uljen e detyrimeve doganore për importin e makaronave dhe mjetet për këtë qëllim janë siguruar pasi u vendos që të hiqet masa e subvencionimit të energjisë elektrike për kompanitë e industrisë ushqimore. Për këtë qëllim ndaheshin 500 mijë euro në muaj, por tashmë këto para janë ripërdorur për ulje direkte të çmimeve të produkteve ushqimore bazë./Lajmi i plotë.