Gjashtë persona kanë vdekur, duke përfshirë dy fëmijë, në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë në Moskë, tha Ministria e Emergjencave e Rusisë. Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa rreth 200 qytetarë janë evakuuar nga godina.
Zjarri është shuar pak para mesnatës. Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, i cili ra në katin e pestë të ndërtesës.