Ja sa km duhet të ecni për të hequr kaloritë e 1 cope baklava.
Viti i Ri iku dhe tani të gjithë duhet ti kthehemi normalitetit, por trupin e ndjejmë të rënduar, për shkak të tolerimit që bëjmë duke konsumuar më shumë mish, gjel deti apo ëmbëlsira si bakllava dhe kadaif.
Po a e dini sa duhet për të tretur kaloritë që keni marrë qoftë dhe me një ngastër (cope) bakllava?
“Duhet të bëni 20 km ecje” na tregon nutricionistja Anila Kalleshi e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.
Duhet të dini që bakllavaja e sherbetosur nuk merr shumë kalori nga sheqeri sesa nga gjalpi që ka çdo shtresë, tregon Kalleshi.
“Pjesa më e madhe e kalorive merret nga gjalpi” prandaj nisni punën të konvertoni këto kalori në ecje dhe ushtrime fizike.
Ajo nënvizon se problem nuk është nata e Vitit të Ri, por riciklimi i ushqimeve pas asaj nate.
“Është ekstremisht i dëmshëm. Ngrohja dhe ftohja e ushqimeve krijon mundësinë e zhvillimit të patogjeneve dhe bakterieve të ndryshme. Ushqimi nuk është i freskët dhe mund të sjellë dëme në organizëm shoqëruar kjo dhe me kaloritë e tepërta që kemi marrë prandaj duhet të shtoni ecjen dhe aktivitetin fizik“ thotë ajo për moderatoren e emisionit Anila Kalleshi.
Megjithatë mos harroni se gjithçka varet dhe nga metabolizmi i trupit tuaj.
Mos harroni as të konsumoni ujë.
“Jo vetëm që pastron trupin nga alkooli që kemi konsumuar por ndihmon dhe në rigjenerimin e qelizave e reja. Uji është i domosdoshëm”
Këshillat për vitin 2023
-Fokusohuni tek lënget e frutave smuthi.
-Konsumoni supra e sallata. Janë ushqime shumë të lehtë për organizmin.
-Një mëngjes me smuthi, kos, fara është fantastik
-Konsumini frutat e pyllit. Selinoja është një perime me bum vitaminash. Është lëng çudibërës. Ju sugjerojmë 400 mln lëng selinoje.
Për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë nutricionistja Kalleshi zbuloi dhe çfarë ajo nuk konsumon kurrë:
“Nuk kam konsumuar kurrë bakllava, kadaif, gjalp e margarinë. Përdor shumë vajin e ullirit por nuk mund ti thotë jo: frutave të thata, të cilat nëse konsumon shumë sërish janë kalori e shtuar për trupin tuaj”.