Analistët komentojnë se çmimet, të paktën përkohësisht, janë të liruara nga rreziqet gjeopolitike, raporton kompania konsulente Agritel, transmeton portali Agrarheute.
Raportet e mëparshme treguan se tregu botëror tani është përplotë me grurë ukrainas, veçanërisht atë rus, kurse çminin e uli edhe korrja rekord në Australi, e cila lehtësoi shqetësimet për furnizimin global.
Sipas raportimeve, çmimet e grurit ranë në 300 euro për tonelatë, dhe në bursën e Çikagos arritën një nivel të ulët vjetor ose në nivelin e para konfliktit ruso-ukrainas.
Megjithatë, duket se kjo histori ende është larg përfundimit dhe se krahas problemeve të zakonshme në periudhën e dimrit, në javët në vijim do të dalin gjithnjë e më shumë në plan të parë edhe problemet gjeopolitike, sipas analistëve të firmës konsulente Agritel.
Bashkimi Evropian ka eksportuar tashmë 14.9 milionë tonelata grurë të zakonshëm deri më 4 dhjetor, pak më shumë se 14 milionë në fushatën e mëparshme. Vetëm Franca eksportoi 5.89 milionë tonelata dhe Gjermania shiti 1.58 milionë në vendet e treta. Sipas të dhënave të publikuara, importi i misrit në nivel të BE-së arrin në 12.56 milionë tonë (nga të cilat 43% janë nga Ukraina), që është dukshëm më shumë se vitin e kaluar.
Sipas analizës së Agritel, Kina mbetet një lojtar kyç në tregje pas lehtësimit të paralajmëruar të masave për shkak të Covid 19. Kjo rrit pritshmëritë se do të ketë rritje të kërkesës për drithëra dhe produkte të tjera bujqësore.