Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid, thotë një zyrtar i lartë ukrainas.
Sulmet në objektet kryesore kishin në shënjestër “kombin e plotë ukrainas” dhe ishin një përpjekje për të detyruar Kievin të dorëzohej, tha prokurori i përgjithshëm për BBC.
Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve të vazhdueshme ruse.
Gjenocidi përfshin “synimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”, sipas një përkufizimi të dhënë nga Konventa e OKB-së për Gjenocidin.
Ndër aktet që mund të kualifikohen janë vrasja ose shkaktimi i dëmeve serioze ndaj anëtarëve të atij grupi – ose transferimi me forcë i fëmijëve të tij diku tjetër.