Ajo ishte një murgeshë e italianit “ The Voice ”, e cila disa vite më parë bëri bujë botërore me fitoren e saj në kompeticionin muzikor italian.
Vajza që arriti të bëhej virale, si me përkushtimin ndaj Zotit, ashtu edhe me interpretimin e pjesës së famshme të Alicia Keys, “No One”, është sërish në lajme, për vendimin e saj për të ndryshuar jetën e saj, për të hequr mbulesën e murgeshës dhe duke u bërë kameriere në Spanjë.
Motra Kristina, siç e quanin në vitin 2014, tani thjesht mban emrin Cristina dhe në daljen e saj të parë pas ndryshimit në një emision televiziv italian tha:
“Zoti është ende në mua, por ka pasur një ndryshim evolucionar “.
Pas 15 vitesh jetë fetare, ajo vendosi të heqë veshjen kishtare dhe të ndryshojë jetën e saj:
“Unë kurrë nuk dyshova për Zotin, motra Kristina është brenda meje, ia kam borxh asaj që jam sot .”
Me taka të larta dhe kostum, me pircing në hundë dhe flokë të gjatë, ajo tha:
“Besoj se duhet ta dëgjosh zemrën me guxim. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit, por është gjithmonë e frikshme. A ka një të drejtë apo një gabim”. /oranews