Pas shpërthimit të sotëm të ndodhur në sheshin Taksim në Stamboll, Turqia ka vendosur ndalimin e transmetimit të pamjeve.
Lajmin e bëri të ditur Gjykata Penale e Paqes e Stambollit, e cila njoftoi se për shpërthimin ishte vendosur ndalim transmetimi.
Kryeprokuroria publike e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin dhe se për ngjarjen janë caktuar 5 prokurorë publikë.
“Ndalimi i transmetimit është vendosur në lidhje me shpërthimin në Stamboll. Është vënë në vëmendje të të gjitha organizatave tona mediatike”, tha RTÜK në një deklaratë.