Akrepat e orës kthehen 60 minuta prapa
Natën ndërmjet të shtunës së 29 tetorit dhe të dielës së 30 tetorit mbaron edhe periudha verore. Në orën 3 të mëngjesit, pas shtatë muajsh, u kthyen akrepat e orës prapa duke u pozicionuar në orën 02:00. Ne do të flemë një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite.
Debatit ende të gjallë në nivel europian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.
Ora e verës do të kthehet të dielën, më 26 mars 2023.