Mushkonjat “janë kafshët më të rrezikshme në tokë pasi mund të transmetojnë sëmundje të tilla si: malaria, dengoja, filariaza, zika, ethet etj.
“Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat rrezikojnë jetën e miliarda njerëzve”.
“Çdo vit mbi 600 mijë njerëz vdesin nga malaria e transmetuar nga mushkonjat”, vë në dukje OBSH. Në vitin 2020 vlerësohen 241 milionë raste të malaries në mbarë botën. Dita Botërore e Mushkonjave u krijua për të rritur ndërgjegjësimin për shkaqet e sëmundjeve të transmetuara nga insektet dhe për parandalimin e të njëjtave sëmundje. Mushkonjat Aedes, Anopheles dhe Culex çojnë në përhapjen e sëmundjeve si: malaria, dengoja, filariaza, chikungunya, zika dhe ethet e verdha.