Në Turqi po kujtohet përvjetori i fitores së qytetarëve të saj ndaj tentimit për grushtet.
Presidenti i Türkiyes (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “tradhtarëve të FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste dhe forcave që i lëshuan ato drejt nesh, iu për përgjigjëm jo duke u tërhequr, por duke bërë hap para”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin e publikuar me rastin e “15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Erdoğan rikujtoi se sot është 6-vjetori i përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut, një prej sulmeve më të ulëta kundër shtetit dhe jetës së popullit.
Presidenti Erdoğan uroi mëshirën e Allahut për 251 dëshmorët të cilët për kauzën e pavarësisë dhe të ardhmes marshuan drejt martirizimit duke luftuar si luanë kundër tradhtarëve anëtarë të bandës së tradhtisë FETO.
Duke vënë në dukje se në çdo histori martiri ka mesazhe shembullore që mund t’i perceptojnë vetëm zemrat me besim dhe të përkushtuara, Erdoğan tha se këto mesazhe do të janë udhërrëfyes dhe do të përcillen gojë më gojë për breza.
“Shpreh falënderimet e mia për secilin nga qytetarët e mi që morën pjesë në përpjekjen historike që ndodhi natën e 15 korrikut me zemrat që rrahin për dashurinë e Türkiyes, si dhe për të gjithë vëllezërit/motrat e mi që u nderuan me statusin e veteranit atë natë. Nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar fisnikërinë e bijve të këtij kombi të cilët me fillimin e tentativës së grushtit të shtetit mbushën pa hezitim bulevardet, rrugët dhe sheshet duke vendosur trupat e tyre në mbrojtje përpara tankeve, avionëve, helikopterëve. Padyshim rëndësia kryesore e 15 Korrikut për ne është se ai është simboli i parë de fakto i rezistencës së lavdishme të popullit tonë kundër puçeve që u përball përgjatë historisë. Ne themeluam republikën tonë me Luftën Kombëtare që dhamë një shekull më parë. E vendosëm në zbatim demokracinë tonë me vullnetin që doli nga kutia e votimit të popullit në 1950. E kemi bashkuar Turqinë me lëvizjen më të madhe zhvillimore dhe investuese në historinë e saj në çdo fushë që nga viti 2002. Natën e 15 korrikut mbrojtëm me çmimin e jetës tonë Republikën, demokracinë dhe të gjitha arritjet tona. Me rezistencën tonë epike që ndërmorëm kundër puçistëve si një zemër dhe një fuqi e vetme, u treguam mikut dhe armikut se Türkiye nuk mund të robërohet kurrë, se nuk mund ta gjunjëzojnë kurrë popullin turk”, deklaroi Erdoğan, duke i shprehur ngushëllimet popullit turk dhe të afërmve të dëshmorëve.
Gjashtëvjetori i kësaj ngjarje sherben si shkas për komentimin e saj edhe në shumë vende tjera jashtë Turqisë.
Me vlerësim për këtë ngjarje është paraqitur edhe analisti nga Shkupi, Hamzi Ibrahimi.
“Kjo natë për liderin e Republikës së Turqisë dhe popullin e tij ishte një natë shumë e gjatë. Ai popull u përballë me ata që e dinin se janë ushtarë që do ta mbrojnë shtetin (vatanin) e tyre. Por, në fakt ata dolën tradhtarët që nën komandën e të tjerëve (Abilerëve) vendosën që të shkatërrojnë shtetin e tyre.
Nata e 15 korrikut nxori fytyrën e vërtetë të asaj lëvizjeje. Ajo natë tregoi se kush janë në të vërtetë udhëheqësit e kësaj lëvizjeje dhe se kujt i shërbejnë në të vërtetë.
Kjo lëvizje me anë të shkollave dhe investimeve të tyre të ndryshme u përhap në shumë shtete e posaçërisht caku i tyre ishin shtetet ballkanike, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj..”, shkruan mes tjerash Ibrahimi në kolumnën e tij.
Ai thekson rëndësinë e faktit që vendet e lartpërmendura ballkanike duhen të jenë të vetëdijshëm “nga rreziku që mund t’u vijë nga kjo lëvizje, sidomos kur e kemi shembullin më konkret të asaj se çfarë ndodhi në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.”/Almakos