Televizioni shtetëror kinez ka transmetuar pamjet brenda një klase me nxënës shkolle kur një tërmet i fuqishëm tronditi provincën Sichuan. Tërmeti ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen nxënësit duke u futur poshtë bankave sapo ndjejnë lëkundjet sizmike.
Sichuan është një zonë sizmike. Në vitin 2008, veriperëndimi i Sichuan u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 8. /tvklan.al