Presidenti i Ukrainës ka bërë një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev, thotë zyra presidenciale. Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv, tha zyra, raporton BBC.
Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e ushtarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me armikun rus.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” u tha presidenti trupave.
Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.