Mes 21 viktimave 2 ishin mësuese, njëra prej tyre vdiq teksa mbronte fëmijët
19 fëmijë dhe 2 mësuese mbetën të vrarë nga të shtënat në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas të martën. Fëmijët që vdiqën ishin të moshës nga 7 deri në 10 vjeç. Disa prej tyre sapo kishin marrë çmime për punën e shkëlqyer në shkollë.
Një prej viktimave ishte një djalë 10 vjeç që i pëlqente të kërcente. Një tjetër ishte një vajzë e cila vdiq teksa po përpiqej të telefononte policinë.
Këto janë të shtënat më vdekjeprurëse në një shkollë fillore në SHBA që kur 20 fëmijë dhe 6 të rritur u vranë në shkollën Sandy Hook, një dekadë më parë.
BBC shkruan se ka raportime të pakonfirmuara se të vrarë mbetën edhe dy fëmijë nga e njëjta familje.
“Djali i vogël, më i ëmbël që kam njohur ndonjëherë”
Disa prindër ishin tek shkolla disa orë para se të ndodhte masakra, duke parë me krenari teksa fëmijët e tyre mbanin certifikatat gjatë një ceremonie që vlerësonte ecurinë e tyre në shkollë. Disa orë më vonë, prindërit u rikthyen sërish, këtë herë jo për të marrë pjesë në gëzimin e të vegjëlve të tyre.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=rtvklan&dnt=false&embedId=twitter-widget-2&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1529398874636537857&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F19-engjej-u-shuan-pa-arsye-kush-jane-viktimat-ne-masakren-e-teksasit%2F&sessionId=b5112cec81c395b2b20559de678a06b8ac11ce80&siteScreenName=rtvklan&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=550px
Amerie Jo Garza ishte një nga fëmijët e parë që u konfirmua e vdekur. Ajo kishte festuar ditëlindjen e saj të 10-të vetëm dy javë më parë dhe u qëllua për vdekje teksa po përpiqej të telefononte shërbimet e urgjencës, tha gjyshja e saj Berlinda Irene Arreola për Daily Beast.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=rtvklan&dnt=false&embedId=twitter-widget-3&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1529418745231425541&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F19-engjej-u-shuan-pa-arsye-kush-jane-viktimat-ne-masakren-e-teksasit%2F&sessionId=b5112cec81c395b2b20559de678a06b8ac11ce80&siteScreenName=rtvklan&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=550px
Xavier Javier Lopez, 10 vjeç, u përshkruajt si një djalë i ëmbël dhe plot energji nga kushërira e tij, 54-vjeçarja Lisa Garza.
Uziyah Garcia, 8 vjeç, u kujtua nga gjyshi i tij, Manny Renfro, si “djali i vogël më i ëmbël që kam njohur ndonjëherë”.
Renfro kujtoi herën e fundit që kishte parë nipin e tij gjatë pushimeve të shkollës, duke thënë se ata kishin praktikuar pasime futbolli së bashku. “Një djalë i vogël kaq i shpejtë dhe ai mund të kapte një top kaq mirë,” tha gjyshi i tij.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=rtvklan&dnt=false&embedId=twitter-widget-4&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1529415078277259264&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F19-engjej-u-shuan-pa-arsye-kush-jane-viktimat-ne-masakren-e-teksasit%2F&sessionId=b5112cec81c395b2b20559de678a06b8ac11ce80&siteScreenName=rtvklan&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=550px
“Makthi më i tmerrshëm”
Eva Mireles, 44 vjeçe, ishte mësuesja e parë që u konfirmua e vrarë. E trajnuar në edukimin dy gjuhësh, ajo kishte mësuar nxënës të klasës së katërt për 17 vjet.
Halla e saj, Lydia Martinez Delgado, shprehu pikëllimin në një postim në Facebook, duke thënë se ishte “e zemëruar që këto të shtëna vazhdojnë”. Kushërira e saj, Cristina Arizmendi Mirelez, tha se “është e paimagjinueshme… makthi më i tmerrshëm”. Ajo la pas bashkëshortin dhe një vajzë.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=rtvklan&dnt=false&embedId=twitter-widget-5&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1529249176390860801&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F19-engjej-u-shuan-pa-arsye-kush-jane-viktimat-ne-masakren-e-teksasit%2F&sessionId=b5112cec81c395b2b20559de678a06b8ac11ce80&siteScreenName=rtvklan&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=550px
Mësuesja e dytë e vrarë në sulm ishte Irma Garcia, 46 vjeçe, e cila dha mësim në Robb Elementary për 23 vjet. Ajo ishte nominuar si mësuese e vitit nga distrikti i saj shkollor në vitin 2019. Ajo dhe Mireles kishin punuar së bashku për 5 vjet.
E martuar prej 24 vjetësh, Garcia kishte 4 fëmijë dhe i pëlqente të bënte barbekju me burrin e saj dhe të dëgjonte muzikë.
Djali i saj tha se një oficer në vendngjarje, e kishte parë nënën e tij duke mbrojtur nxënësit, teksa autori hapi zjarr, raporton NBC.
Nipi i saj John, shkroi në rrjetet sociale: “Tia [tezja] ime nuk ia doli, ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj”.
“IRMA GARCIA ËSHTË EMRI I SAJ dhe ajo vdiq si HERO.”

Identiteti i disa prej viktimave të tjera u konfirmua më vonë:
Babai i Ellie Garcia tha se vajza e tij, e cila ishte 10 vjeç ishte “një kukull dhe një fëmijë gjithmonë i lumtur”.
Nëna e Jaliah Nicole Silguero përmes një postimi në Facebook tha se i ishte thyer zemra. “Fluturo lart bijë”, shkruajti Veronica Luevanos.
Jayce Carmelo Luevanos, i cili duket se është kushëriri i Jaliah bazuar në fotografitë e shpërndara nga familja, u konfirmua si një prej viktimave nga tezja e tij. “Ende nuk mund ta besoj se nuk do të të shohim më kurrë”, shkruajti ajo në Facebook
Nxënësja e klasës së katërt Tess Marie Mata u konfirmua nga motra e saj, e cila e përshkroi motrën e saj më të vogël si një “engjëll të çmuar”.
Emri i Nevaeh Bravo u konfirmua nga kushëriri i saj, i cili tha se ajo po “fluturonte lart” dhe kërkoi që njerëzit të luteshin për familjen e saj.
Familjarët e Alexandria Aniyah “Lexi” Rubio e konfirmuan vdekjen e saj në rrjetet sociale. Kushëriri i saj e përshkroi atë si një “dritë të ndritshme në jetën e të gjithëve”
Një i afërm i Makenna Lee Elrod postoi se ajo ishte në mesin e viktimave, pasi babai i Makenna tha se vajza e tij ishte zhdukur.
Një kushëri i Maite Rodriguez konfirmoi vdekjen e saj në Facebook, duke e quajtur Maite një “engjëll të bukur”.
Nxënësja e klasës së tretë Annabell Guadalupe Rodriguez u vra gjithashtu, thanë pjesëtarë të familjes së saj për CBS./tvklan.al