Vrasja e gazetarëve
Sot në mëngjes forcat izraelite kanë vrarë gazetaren e Al Jazeera-s, Shereen Abu Aqleh, e cila ishte duke e kryer punën e saj në Bregun Perëndimor. Gazetaria edhe më tutje mbetet ndër profesionet më të rrezikshme. Gjatë vitit të kaluar (2021) në botë janë vrarë 45 gazetarë. Meksika është vendi më i rrezikshëm dhe vetëm gjatë këtij viti (2022) në këtë vend janë vrarë 11 gazetarë. Në luftën e Ukrainës deri tash 18 gazetarë kanë bumbur jetën duke e kryer punën e tyre. Nga viti 1993 në botë janë vrarë 1516 gazetarë. Vrasjet e gazetarëve më shumë se shpesh kalohen me heshtje. Kështu do të ndodhte edhe sot sikur Shereen Abu Aqleh të mos ishte amerikane. (D. Dauti)