I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari Xhevdet Pozhari ka analizuar takimet ne Gjermani Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit dhe çfarë të reja sollën këto takime.
Pozhari e ka quajtur pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë më të favorshëm dhe për shkak të meritës së Kurtit por pasi edhe situata politike botërore me Ukrainën ka ndikuar.
Pozhari: Mendoj se ky ka qënë përfaqësimi më dinjitoz i Kosovës në një vend të tillë siç ishte takimi i kancelarit gjerman me kryeministrin Kurti. Kërkesat e Kuritit ishin të qarta.
Ka shfrytëzuar një momëntium nuk është meritë e tij por situata në Ukrainë i ka imponuar një rrjedhë tjetër të situatës politike në mbarë botën dhe Kosova u poziciunua në axhendën perëndimore dhe Serbi nuk ndodhet në një situatë e tillë.
Kurti me maturi e ka kuptuar se tani të afrohet më pozitivisht në situatën e dialogut dhe të nxjerrë më të mirë e mundshme të Kosovës në këto bisedime.
Nëse analizoni gjuhën e kancelarit gjerman ishte shumë i qartë dhe kërkues ndaj Serbisë si mos dalja nga Këshilli i Europër dhe mos të shkaktojë trazira në Bosnje dhe këto heshturazi janë pranuar nga Vuçiç. Nëse Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë kjo do të jetë një pozicion i mirë i Kosovës.
Kancelari Scholz ishte i prerë për Balkanin e Hapur, duke iu referuar edhe Procesit të Berlinit dhe të linjave të tjera ndërkombëtare që në asnjë rrethanë nuk kalojnë nga idetë e vjetra sllave që kanë qëndrën në Beograd dhe që Rama e zgjodhi zgjodhi të jetë vagon i saj.