Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçari Ermil Sorra, i cili u mor peng pak ditë më parë nga Shkëlqim Koçeku dhe e Sulltan Picari, të cilët e strehuan në banesën e Donalda Çezmës, ku dhe e dhunuan barbarisht. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dosjen e prokurorisë, sipas Ermil Sorrës, ai kishte një lidhje me 37-vjeçaren dhe se ajo i kishte marrë atij deri në 30 mijë euro borxh, gjatë kohës që ato kishin një lidhje me njëri tjetrin. Sipas Sorrës, ato e kanë marrë peng, në mënyrë që ta trembin që ai të tërhiqet nga kërkesa për ti marrë paratë e tij.
‘Emil Sorra ka deklaruar se këta persona e kanë dhuanur të tre së bashku me grushta, shkelma, si edhe me rrip, ku i kanë shkaktuar këtij të fundit dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Sipas këtij shtetasi shkak për këtë ngjarje është lidhja intime që ai ka pasur me shtetasen Denalda Çezma, ku ai pretendon se gjatë kësaj marrëdhënie ai i ka dhënë shtetases Denalda Çezma, në periudha të ndryshme shuma të ndryshme parash të cilat sipas tij arrijnë vlerën e 30( tridhjetë) mijë eurove. Ai ka deklaruar se kjo shtetase e ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj dhe se i ka përdorur personat e mësipër më qëllim që të largonte këtë të fundit.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.
Data 08.07.2025
Aktuale
- Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar
- “Ervin Salianji hante nga duart e drejtorit të dosjes 5D” – Klodiana Lala: Dosja “Babale” nuk u hetua si duhet
- Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon
- QMK: Aktive 11 zjarre, një nën kontroll
- Lutkov: Si pasojë e pakujdesisë së qeverisë paraprake, Ohri kërcënohet të vendoset në listën e pasurive kulturore në rrezik të UNESKO-s
- U pa për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë! Zhdukja e Eraldo Muçit: Hetimet zbulojnë lidhje me konflikte kriminale dhe dyshime për hakmarrje
- “Djali im ishte shok me Sançon”- Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së 30-vjeçarit: Folëm dhe më tha se do të vinte në shtëpi, por ai nuk u…
- Blendi Gonxhja takim me Kryepeshkopin Joan: Fokus në trashëgiminë kulturore dhe bashkëpunimin institucional