Pas Tiranës, pakot me ushqime të sjella nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, janë shpërndarë në Gramsh për familje në nevojë.
Shpërndarja është bërë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR dhe në bashkërendim me Bashkinë e Gramshit.
Familjeve në nevojë u janë dhënë të martën 250 pako me ndihma, brenda së cilave gjenden artikujt më të nevojshëm ushqimorë.
Kjo veprimtari bamirëse zhvillohet në prag të muajit të Ramazanit, në shprehje të solidaritetit human me shtresat më në nevojë.
Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR merr rëndësi të veçantë para dhe gjatë muajit të Ramazanit, si ndihmë materiale dhe shpirtërore për nevojtarët.