Në fokusin e veprimtarisë së Fondacionit ALSAR vazhdon të jetë dhe përgatitja sa më e mirë e imamëve, teorike dhe praktike, për të qenë të aftë ta ushtrojnë si duhet detyrën.
Një aktivitet i tillë për përgatitjen e imamëve u zhvillua gjatë tre ditëve në Golem, më 24-26 shkurt.
Projekti i trajnimit, një organizim i përbashkët i Fondacionit ALSAR dhe Hayrat-it, me qendër në Turqi, mblodhi 25 imamë nga qytete të ndryshme të vendit.
Tre lektorë nga Turqia, profesorë të teologjisë, mbajtën leksione teoriko-praktike, të ndjekura me shumë vëmendje nga imamët e pranishëm në trajnim.
Në ditën e fundit të trajnimit, këtë të shtunë, imamët u pajisën dhe me certifikatat përkatëse.
Projekti i realizuar në Golem ishte i treti në radhë në harkun kohor të pesë muajve të fundit. Zhvillimi i këtyre projekteve për trajnimin e imamëve është një veprimtari në vijim e Fondacionit ALSAR.