Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe në të ardhmen mund të jetë vend nikoqir i negociatave të nivelit të lartë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Kryeministri i Izraelit, (Naftali) Bennett është duke tentuar të gjejë zgjidhje për mbajtje të bisedimeve”, ka thënë Zelensky përmes një video-adresimi.
“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, dhe herët apo vonë ne do të nisim bisedimet me Rusinë, me mundësi në Jerusalem”.
“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqe, nëse është e mundshme”, ka thënë ai.
Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi ai i është adresuar Parlamentit të Izraelit – përmes video-linkut – të dielën.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Bastisje në Çegran, arrestohen dy persona, gjenden tre qese me kokainë
- MASH: 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak në 7 vjet
- Aksident i rëndë trafiku në Shkup: Audi doli nga rruga dhe u përplas ne një dru
- Punëtori nga Xhepçishti bie nga skela – në gjendje të rëndë dërgohet në Spitalin “Nëna Terezë” në Shkup
- Arrestohen 2 shtetase kineze për prostitucion, procedohen 6 klientë shqiptarë! Kishin hyrë në Shqipëri si “turiste”
- Nëna keqtrajton djalin 4-vjeçar në Gostivar – ndërhyn policia dhe Qendra për Punë Sociale
- Mickoski: Rritet eksporti i Maqedonisë, më shumë para për qytetarët
- I riu nga Kërçova humb jetën në aksident trafiku