Ukraina ka pranuar sot një ndihmë tejet të madhe nga SHBA-ja dhe NATO-ja në luftën kundër Rusisë.
Sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 janë dërguar në Ukrainë nga aleatët e SHBA-së ose NATO-s.
Këtë ndihmë e ka konfirmuar republikani më i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, senatori Michael McCaul.
Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur presidenti Zelensky mbajti fjalim për Kongresin amerikan, në të cilin ai kërkoi më shumë ndihmë nga Amerika.
S-300 është një seri sistemesh raketore fillimisht sovjetike dhe më vonë ruse me rreze të gjatë tokë-ajër.