Presidenti ukrainas Vlladimir Zelenski u bëri thirrje nënave ruse që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në fushën e betejës.
“Këtë dua t’ua them edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve ushtarakë. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, tha Zelenski.
Thirrja vjen pasi Rusia të mërkurën pranoi për herë të parë praninë e rekrutëve në forcat e saj në Ukrainë – shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për të luftuar – dhe njoftoi se shumë prej tyre ishin robëruar.