Dmytro Tkachuk, motra, nëna dhe gjyshja e tij u detyruan të largoheshin nga qyteti Bucha i Ukrainës si pasojë e bombardimeve. Atyre u duhej të udhëtonin në një distancë prej 17km. Gjatë rrugës ishin të shoqëruar nga dy fqinj dhe një qen i vogël.
Atyre iu desh të shtriheshin për toke së paku 20 herë për t’u shpëtuar bombardimeve.
Në gjysmë të rrugës, gjyshja e tij nuk mundi të ecte më tepër ndaj ai dhe motra e tij u desh ta bartnin gjatë gjithë rrugës, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Fatmirësisht, ata mbërritën të sigurt afër Kievit dhe këtë familja po e konsideron një mrekulli.
“Teksa iknim nga Bucha, pashë trupa të shtrirë në tokë në të gjithë vendin. Pashë njerëz që po çmendeshin para shtëpive të tyre të djegura. Pashë blloqe të tëra apartamentesh të shkëputura nga dheu. Ishte e tmerrshme,” shtoi ai.