Dita e djeshme shënoi një nga sulmet më të rënda të trupave ruse në Ukrainë, teksa u bombardua një maternitet në qytetin e Mariupolit.
Në spital gjendeshin të shtruara gra shtatzëna dhe foshnja të porsalindura, ndërkohë deri më tani janë raportuar 3 viktima. Raportohet se numri i të vdekurve do rritet teksa autoritetet vijojnë operacionet e kërkimit poshtë rrënojave që kanë sulmet.
Nga Ukraina u lëshuan akuza se gjatë kohës që rusët bombardonin, kishte gra që po lindnin. Këto akuza u hodhën poshtë nga Rusia, por Daily Mail ka publikuar një video ku shihet një grua e cila po lind, ndërkohë që ushtarët e largojnë me barelë nga spitali i bombarduar.
Në një konferencë për media, pas takimit me homologun ukrainas, Dmytri Kuleba, ministri i jashtëm rus tha se Rusia nuk mban përgjegjësi për këtë sulm, duke u justifikuar se ai u krye nga grupet radikale, me të cilat Rusia po lufton për të “shpëtuar” Ukrainën.