Rusia dhe Ukraina do të bisedojnë për një armëpushim gjatë rundit të dytë të bisedimeve që do të mbahet më 3 mars, tha kryenegociatori i Moskës, teksa forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre kundër qyteteve ukrainase, shkruan RFE.
Vladimir Medinsky, që është ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha më 2 mars se përveç armëpushimit, do të diskutohet edhe çështjen e korridorit humanitar në Ukrainë.
Presidenca ukrainase ka konfirmuar se delegacioni i saj ishte “nisur” për në vendin ku do të mbahen bisedimet, pasi Medinsky tha se delegacioni ukrainas veçse është nisur nga Kievi.