Shkruan; Hamzi Ibraimi
Jetojmë në një botë ku kemi të bëjmë me shumë mentalitete të llojllojshme dhe jetojmë në një univers ku ka besime të ndryshme.
Nëse ndalojmë dhe ia hedhim një sy se sa është duke u rritur Islamofobia në Ballkan, do të vijmë me një konstatim se gjatë viteve të fundit në disa shtete Ballkanike si: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vërejmë se ka rritje të madhe të islamofobisë.
E gjithë kjo bëhet nëpërmjet disa mediave dhe intelektualëve të cilët finansohen nga disa organizata të ndryshme, me qëllim që të përhapin një urrejtje të madhe ndaj islamit dhe muslimanëve që jetojnë në këto shtete.
Në vendetet e lartpërmendura, posaçërisht do t’a theksoja Shqipërinë dhe Kosovën, ku për fat të keq është duke u përhapur me të madhe kjo sëmundje e cila tash më quhet islamofobi. Ku me anë të përhapjes së Islamofobisë, ata arrijnë të krijojnë urrejtje të madhe ndaj muslimanëve nga pala tjetër si krishterët dhe ordotoksët.
Ndërsa intelektualët më të zëshëm në Kosovë në përhapjen e islamofobisë janë; Berat Buzhala, Blerim Latifi, Arbana Xhara, Alma Lama, Ibrahim Kelmendi etj. Që të gjithë këta karierën e tyre e kanë fomruar duke sulmuar islamin dhe duke përhapur islamofobinë në Kosovë. Ata në çdo shkrim dhe në çdo dalje publike vjellin mllef ndaj muslimanëve dhe islamit, duke i quajtur muslimanët si turk e arab, si të prapambetur, si njerëz të malit të egër dhe jo të shkolluar.
Ata duke thëritur, shkojnë aq larg ku arrijnë të thuan se vajzat me mbulesë nuk kanë çka kërkojnë në shkolla publike sepse sipas tyre ato janë terrorista dhe egërsira.
Ndërsa shteti i Kosovës deri më tani nuk ka marrë asnjë masë parandaluese ndaj këtyre njerëzve që promovojn Islamofobinë, por i lë të lirë që të veprojnë ashtu siç duan edhe pse dihet se Kosova është 95% me popullatë muslimane.
Por, sa i përket Shqipërisë po e njeta situatë eshtë edhe atje ku disa nga shkrimtarët opinionistë e politikan ku me të madhe e promovojnë anti islamizmin dhe islamofobinë. Siç dihet, kemi raste të ndryshme por rasti më tipik dhe më esktrem është kur opinionisti Kastriot Myftaraj bën thirrje që të hidhen bomba në vendin e shejtë siç është Mekeja dhe Medina. Intelektualët më të zëshëm ndaj përhapjes së islamofobisë janë ;
Mustafa Nano, Zhaklin Lektari, Kastriot Myftaraj, Agron Gjekmarkaj deputet i PD-së, dhe nënkryetari i saj, Marks Velo etj…
Edhe në Maqedoninë e Veriut kanë filluar disa lëvizje anti-islamiste të cilët mundohen të promovojnë islamofobinë në mënyra të ndryshme. Por, këtu tek ne kanë filluar që ta sulmojnë Islamin indirekt duke promovouar turkofobinë, por në cak është i njeti qëllim të sulmohet islami. Kohëve të fundit kam lexuar disa shkrime nga disa të rinjë por për shkaqe morale këtyre nuk po ua përmend emrat ngaqë siç thash më lartë, ende janë të rinjë dhe mendojnë se në këtë mënyrë duke e përhapur turkofobinë dhe islamofobinë do të arrijnë që të krijojnë karierën e tyre. A thua vallë pse ndodh e gjithë kjo urrejtje ndaj Turqisë dhe Islamit? Pse pikërisht nga këto organizata dashkakeqëse promovohet turkofobia dhe islamofobia me të madhe në këto shtete?
Por, nese ndalemi dhe i shikojmë vitet e fundit, do vijmë me një konkluzion se e gjithë kjo sipas meje ka një qëllim që mes Shqiptarëve musliman, ordotoks dhe të krishterë të fillojë armiqësia, vëlla vrasja dhe në këtë formë ata të thuan: “Islami qenka fe e terrorit dhe jo e paqes”. Për këtë arsyeje, apeli im është tek të gjithë intelektualët, profesorët dhe mediat e mirëfillta që të marrin inciativa për të sensibilizuar situatën të cilën mundohen ta krijojnë ata që promovojnë inslamofobinë dhe turkofobinë në Ballkan. Për të mos lejuar shfaqjen e konflikteve të mëdha. Por, një gjë duhet ta kemi të qartë, se për një zgjidhje absolute të islamofobisë, udhëheqësit e shteteve Ballkanike si në Kosovë, Maqedonin e Veriut dhe në Shqipëri së pari duhet të qëndrojnë prapa asaj që e flasin.
Ata duhet të mbajnë premtimet e tyre të bëra para publikut dhe mediave për të çrrënjosur islamofobinë. Ata duhet të bëjnë ndryshime ligjore në mënyrë që muslimanët që jetojnë në vendet e tyre të mos diskriminohen dhe t’u jepen të drejtat themelore.
Në veçanti, ata duhet të fillojnë punën e nevojshme që tani, që islamofobia të mos transmetohet tek brezat e ardhshëm.