Lindrit Memeti
Keni parë se si duket një lider në Ballkan? Megalloman, njeri që nuk interesohet për aktivistin e vet, njeri që i mbyll dyert e partisë kur është në pushtet dhe mundohet që cdo gjë të bëj për t`i arritur qëllimet e veta. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Keni parë lider që ka humbur një seri ciklesh zgjedhore, ka humbur në katundin e vet, ka humbur në qytetin e vet, ka humbur në rrethinën ku jeton, familja e vet nuk e ka votuar, dhe ende nuk heq dorë nga të qenit kryetar partie. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Keni parë lider shqiptarë që kur humbiste zgjedhjet shante dhe ofendonte qytetarët se pse nuk e kanë votuar dhe nuk e drejtonte gishtin asnjëherë te vetvetja për dështimet. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Keni parë lider që kryetarin e degës së partisë së vet në periudhë zgjedhjesh e ka lënë të shëtitet nëpër Evropë me të vetmin qëllim që të dështojnë në zgjedhje dhe fajin për dështimin tia lë partnerit të koalicionit të cilin është duke synuar për ta shkrirë. Afrim Gashi nuk është liderë i tillë.
Keni parë liderë i cili nuk pranon kritikën nga aktivistët dhe bashkëpartiakët e tij, nuk e lejon atë dhe nëse dikush tenton të kritikoje për gabimet e caktuara, ai merr masa duke e përjashtuar kritikuesin prej partie. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Keni parë liderë që të hënën e sheh me shishen e rakisë në dorë, të premten në safin e parë të xhamisë, të mërkurën në bastore, të enjten me bandat dhe kriminelët e nëntokës në kazino. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Keni parë liderë që asnjëherë nuk ia hap telefonin për kërkesat e arsyeshme të aktivistëve, që me protokoll pret që ta vizitojnë aktivistët, pasi që veten e ndjen të paprekshëm. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Keni parë liderë që vet nuk jep asnjë qindarkë për aktivitetet e caktuara partiake, ndërsa kërkon vazhdimisht kontributet edhe financiare të aktivistëve për ta mbajtur gjallë partinë. Afrim Gashi nuk është i tillë.
Dhe kur ta përmendi emrin e Afrim Gashit kujtohuni dy herë. Njëherë për njerëzillëkun e tij që mungon tek pjesa dërmuese e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Dhe tjetrën herë për parimet në të cilat beson dhe të cilat i zbaton.
Kur i kujton këto gjëra të shtohet dashuria për politikanin, njeriun dhe liderin e urtë, Afrim Gashi.