Bunjamin Murtezi
Alternativa vendosi që të ndërmarr hapin e krijimit të shumicës qeveritare me kushtin e aktualizimit dhe nisjes së një hetimi ndërkombëtar për “Grupin e Kumanovës”. Ky ishte vetëm njëri prej kushteve dhe prioriteve të Alternativës sa i përket vendimit të saj për t`u bërë pjesë e shumicës së re qeveritare.
Me datën 15 dhjetor të vitit 2021, gjatë një vizite zyrtare të presidentit të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Stevo Pendarovski dhe takimit të tij me homologen kosovare, temë e bisedimit ka qenë edhe kërkesa e përbashkët e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për nisjen e një hetimi ndërkombëtar për rastin e Kumanovës.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski është i mendimit se për këtë rast duhet një hetim i përgjithshëm ndërkombëtar, me qëllim që të qartësohen të gjitha dilemat juridike dhe ky proces të marr një fund të drejt juridik në të cilën të gjitha palët do të ishin të kënaqura.
Por kjo temë as që ishte aktuale më herët. Bisedohej në koluaret e gazetarëve, analistët nxisnin debatë, por jehonë të këtillë serioze ku ka edhe zgjim serioz të institucioneve kompetente për këtë problem nuk ka pasur. Këtë gjë e bëri të mundur futja e Alternativës në qeveri!
Alternativa në konceptet e saj politike është për një shtet juridik dhe ligjor duke i mundësuar trajtim të barabartë të gjitha grupeve dhe palëve të caktuara.
Përndryshe, në mediet e Kosovës, por edhe në Parlamentin e Kosovës është hapur një debat i ashpër sa i përket Grupit të Kumanovës, rrolit dhe detyrave të tyre në Kumanovë dhe se si duhet trajtuar ky grup nga ana e institucioneve të shtetit.
Reagime të shumta kanë nxitur deklaratat e deputetes të PDK-së si dhe disa gazetarëve dhe analistëve të caktuar të cilët nuk i marrin parasysh të gjitha kushtet dhe rrethanat e caktuara për rastin në fjalë.
Sidoqoftë, pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, të mbajtur në burgjet e Maqedonisë së Veriut, të dënuar nga gjykata tek të cilat niveli i besueshmërisë është zero. E vetmja gjë që kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po edhe partia politike Alternativa, është që rastet e këtilla të trajtohen në mënyrën sa më të drejtë, prej institucioneve të pavarura dhe të pakorruptuara të cilat do t`i merrnin parasysh të gjitha rrethanat politike, juridike dhe historike për rastet e tilla.
Nuk keni parë ende asgjë nga Alternativa. Ky subjekt politik është shpresa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.