Faton Pollozhani
Duke pasur parasysh forcёn e madhe tё veprimit,tё ndikimeve tё ndryshme psikologjike nё sjelljet dhe disponimin e njerёzve,psikologjia e tё pa shkolluarit pёrdoret si arma mё e fortё nё luftёn kundёr elitёs intelektuale. Mjerimi i intelegjencёs ku “liria e shkencёs kuptohet si e drejtё qё ka secili tё shkruajё pёr ato gjёra qё ai nuk i ka studiuar ,pёr ti paraqitur si tё vetmen metodё tё vertetё shkencore’’.Struktura qeveritare e tandemit aktual posedon tituj shkencetarёsh me karaktersistikat pseudoshkencore dhe mendjemёdhenjё, ku nё ditёt tona kanё gjetur hapesirё tё lulzojne duke na bёrё alergjik nga poleni I tyre qё as miza e kalit nuk e duron dot. Duke na thёnё fjalё tё mёdhaja qё mbyten nё kuptimin e tyre,qё pretendojnё tё kenё epёrsi dhe thellёsi mendimi, ku thatёsira e mendjelehtёsise sё tyre as lumin e tharё se kalon dotё me not.E vёrteta lind vetem atёherё ,kur dija jonё arrin tё pёrputhet me zhvillimin objektiv tё asaj qё ka ndodhur nё historinё reale.Historine reale e shkruan vetёm intelegjenca, qe fatkeqёsisht nuk merr guximin tё dalё ne siperfaqe nga plehrat e qelbura partiake.Si cёshtje studimore e shkёputur nga jeta reale intelegjenca shqiptare preferon mё shumё tё jetё jo ne aksion, duke mos dashur si duket qё tё ketё reaksion.Le tё rёndisim disa tipare tё njё shoqёrie tё sotshme intelektuale,qё nё njё mёnyrё ose nё tjetёr ndikon nё vendosjen e fatit , tё gjithё shoqerisё ku shpesh cilёsohet si elitё e shoqёrise.Kёto grupe intelektualёsh janё mbyllur nё guackёn e tyre duke u ngjallur vetёm ne raste tё interesave personale, ose nё momentin qё njё subjekt politik veq mё ka fituar luftёn politike.Mungesa e ndjenjёs tё pergjegjёsisё shoqёrohet pashmangshmёrisht ne mungesёn e plotё tё logjikёs.Njё tjetёr tipar I dobёt I intelektualёve ёsht mungesa e sistemit tё parimeve nё tё menduar, dhe nё atё tё vepruarit duke shkelur edhe mbi karakterin e tyre qё nuk mendojnё, nuk veprojnё dhe nuk jetojnё por vetёm egzistojnё. Mundёsia qё I ёshte dhёnё shtresёs sё,, alla Zajasit ‘’ tё veprojё nё formёn e Vatikanit , tё vendosё pёr fatin e popullit, duke na treguar Afrikёn pёr Evropё dhe ushtrinё kauboje pёr atё tё Natos,i duhet dhёnё fund, dhe treguar se malet dhe delet kёrkojnё qobanёt e tyre, besnikeria tё ngelёsh nё profesionin qё posedon ёshtё fisnikeri. Intelektualёt duhet sensibilizuhar duke qёnё produktiv nё fushёveprimet e tyre profesionale me kontributin nё tё mirёn dhe prespektivёn shqiptare, qё fatkeqёsisht ёshtё katandisur nga hapёsira qё u ёshtё krijuar matrapazёve qё se kanё idenё pёr sensin e ideologjisё kombёtare dhe atё morale. Zgjohuni o sot o ku