Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë, ku një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas Policisë, rreth orës 20:05, shtetasi A. Gj. ka njoftuar autoritetet se ka gjetur pa shenja jete babain e tij, R. Gj., 81 vjeç. Dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.