Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka bërë një postim në rrjetin e tij Facebook, përmes të cilit kujton lëvizjen e studentëve të dhejtorit të 1990-ës.
“Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën kthesën historike të Shqipërisë në mes të territ, paqartësisë dhe frikës”, shkruan Salianji, teksa thekson se mirënjohjen e tij ndaj të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualevë që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!
Postimi i Ervin Salianjit
Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën kthesën historike të Shqipërisë në mes të territ, paqartësisë dhe frikës!
Ata i dolën përballë një sistemi të dobësuar por që ende nuk i kishte humbur dhëmbët. Ata u bënë protagonist, vunë jetët në rrezik për t’i ngritur kokën Shqipërisë e për ta bërë atë të lirë.
8 Dhjetori është ngjarje që ndriçon dinjitetin e shoqërisë tonë, si për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!
Mirënjohje përjetë të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualevë që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!


