Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar detaje nga dosja hetimore e laboratorit të kokainës në Fushë Krujë e zbuluar në një operacion më 15 nëntor të vitit të kaluar.
Nga verifikimet e kryera rezulton se më datë 16 Prill 2024, Aldi Zonja, i shoqëruar Edinjo Muzikanti, kanë udhëtuar nga Tirana në drejtim të Madridit dhe më datë 17 Prill 2024 kanë mbërritur në Republikën Dominikane.
Ndërkohë që po organizohej puna për nisjen e ngarkesës me kokainë që do të vinte së shpejti në Shqipëri e kamufluar nëpërmjet lëkurëve të kriposura të lopëve, Artjon Çaushllari vazhdonte punën e tij në Shqipëri.
Këtu, ku një nga lëvizjet e tij që zbulohet është edhe ajo në fshatin Buçimas në Pogradec.
Teksa një nga personat që e shoqëron është edhe Gentjan B.
Por edhe një shtetas kolumbian fillimisht i paidentifikuar.
21-
Ku sërish dyshimet janë se këta shtetas po kryejnë në këtë zonë të veçuar të Shqipërisë, larg syve kureshtarë, ekstraktimin e një sasie të papërcaktuar kokaine.
Tashmë për llogari të grupeve të tjera kriminale.
Dosja Hetimore
Më datat 1 dhe 2 Maj, Artjon Çaushllari dhe një nga lidhjet e tij Gentjan B. si dhe një shtetas i paidentifikuar nga Amerika e Jugut, janë parë të lëvizin në zonën e Buçimasit në Pogradec.
Po më datë 5 Maj 2024, Artjon Çaushllari në drejtimin e makinës në pronësi të lidhjes së tij Gentjan B., ka shkuar në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë, aty ku ka marrë në makinë personin me origjinë nga Amerika Latine dhe së bashku janë nisur në drejtim të Pogradecit.
22-
Ku ata kanë qëndruar në këtë zonë nga ora 11.00 deri në orën 15.00.
Pasi kanë mbaruar punë ata janë kthyer në Tiranë rreth pasdites së vonë të kësaj date me makinën e drejtuar po nga Gentjan B.
Dyshimet janë se udhëtimi dhe qëndrimi në këtë zonë, lidhet me përfshirjen e tyre në trafik lëndësh narkotike.
Ky është edhe momenti kur agjentët operacionalë zbulojnë se personi i paidentifikuar nga Amerika Latine, për të cilin Artjon Çaushllari kujdeset si ta kishte njeriun e tij, është Hiëelen Ledezma Narvaez, alias ‘Gafas1’.
Një surprizë edhe për vetë autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri.
Pasi Narvaez ishte një nga personat më të shumëkërkuar nga DEA Amerikane.
Ndërkohë që ai strehohej në Shqipëri.
Dhe strehuesi i tij ishte Artjon Çaushllari.
Dosja Hetimore
Në orën 17:06, Artjon Çaushllari, në një komunikim telefonik me bashkëshorten e tij, e informon këtë të fundit se kanë arritur tek vendi. Paralelisht ai dëgjohet teksa i drejtohet në gjuhën spanjolle dikujt me tekstin: ‘7 litër për kilogram… a do që?’
Grupi hetues krijoi menjëherë dyshimin se Narvaez ishte pikërisht personi i paidentifikuar nga Amerika Latine, që po merrej me ekstraktimin e kokainës në laboratorin e ngritur në fshatin Buçimas në Pogradec.
Ku në këtë operacion ai shoqërohej gjithmonë nga Artjon Çaushllari dhe Klajdi Birçe.
24-
Po ndërsa puna në Shqipëri vazhdonte normalisht, nga Republika Domenikane, ishte nisur ngarkesa e parë me kokainë, e fshehur në kontejnerët e kompanisë ‘Alb Lëkurë’, që po importonin lëkurë gjedhësh të kriposur.
Kompania importuese e ngarkesës me lëkurë gjedhi është kompania shqiptare ‘Alb Lëkurë’, e cila zotërohet nga shtetasi shqiptar Ismail Heka. Ndërsa kompania eksportuese është kompania dominikane ‘Piel Don Lucas SRL’.
Ai që mban kontaktet me kompaninë ‘Alb Lëkurë’ në Shqipëri dhe pronarin e saj Ismail Heka, është Artjon Çaushllari.
I cili në përgjimet telefonike nga marsi deri në muajin maj të vitit 2024, del se ka takime të shpeshta fizike, si edhe bisedon vazhdimisht në telefon me Ismail Hekën.
Nga ku rezulton se pasi ngarkesa të vijë në Shqipëri, ajo do të magazinohet në një magazinë në zonën e Mulletit në Tiranë.