Deputeti i Parlamentit Evropian Andrey Kovatchev, ka njoftuar se sot së bashku edhe me 41 eurodeputetë të tjerë kanë nënshkruar dy letra duke i drejtuar një kërkesë presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.
Kovatchev kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.
“Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandes, Mark Rutte, me kërkesën që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar tshmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Vetëm në kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë”.