Gjorgjievski ndau vauçer për pushime për ligën komunale të futsallit
Skuadra nga SHMK “Krume Kepeski”, e cila është fituese e ligës komunale në futsal, verën do ta kalojë falas në Ohër, si shpërblim nga Komuna Kisella Vodë. Kryetari Orce Gjorgjievski i ka uruar sportistët e rinj, u ka dorëzuar kuponin dhe ju ka uruar shumë suksese të tjera në të ardhmen.
‘’Dua t’ju përgëzoj fillimisht për lojën e shkëlqyer të treguar, për karakterin solid dhe përkushtimin pa të cilin nuk do të ishte i mundur ky lloj suksesi. Çmimi që ju është dhënë nga Komuna Kisela Voda është vetëm një nxitje për rezultate të reja të mira që jam i sigurt se do t’i arrini. Shpërblimi i vërtetë është ajo që tashmë keni zgjedhur si rrugë, duke investuar në veten tuaj, duke e ndërtuar veten në njerëz të fortë që do ta ndërtojnë vendin tonë në të ardhmen, tha kryetari Orce Gjorgjievski.