Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Sipas parlamentit të Ukrainës deri më tani janë vrarë 121 fëmijë si dhe janë shkatërruar rreth 4.379 shtëpi.
Po ashtu është bërë e ditur se që nga fillimi i konfliktit rreth 6.5 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre.
Parlamenti deklaroi se ka edhe mijëra njerëz të vrarë që ende nuk janë identifikuar, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.
Në vlerësimin e të fundit, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.